Pepe ka edhe një vit kontratë me Real Madridin dhe ende është në pritje
Qendërmbrojtësi portugez Pepe është pjesë e rënëdësishme dhe e formacionit të parë të trajnerit Zinedine Zidane.
Por, ai ka vetëm edhe një vit kontratë dhe ende nuk ka ndonjë lëvizje nga zyrtarët madrilenë.
Pepe edhe pse është në vitin e tij të fundit, nuk është duke nxituar dhe po pret që drejtuesit e Realit t’i ofrojnë një kontratë të re, e cila do ta mbante atë edhe për një kohë në Santiago Bernabeu.
Kujtojmë se Pepe është pjesë e Realit që nga vitit 2007, kur ishte transferuar për 30 milionë euro nga Porto.