Sport

Pepe kalon në Turqi

Mbrojtësi portugez, Pepe, i është bashkuar kampionit turk, Beshiktash, si lojtar i lirë.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, që u largua nga klubi muajin e fundit, raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri.

Beshiktashi ka njoftuar për negociatat zyrtarisht në uebfaqen e vet, duke mos dhënë detaje tjera.

Pepe kaloi dhjetë vjet te Reali, dhe fitoi tre tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.