Projekti i ri i Bleros, “A thu” i lansuar ditë më parë është mirëpritur nga publiku.
Për 24 orë projekti ka regjistruar nga Onima Media që mirëmban kanalin e Bleros rreth 300 mijë klikime.
Pos klikimeve, edhe numri i pëlqimeve është pozitiv mbi 3 mijë pëlqime dhe 130 të tjerë që i kanë dhënë notë negative klipit në YouTube.
Edhe komentet janë kryesisht pozitive.
Projekti është punuar nga Fatmir Muja, Prygo, Astrit Stafai, Johan Bejerholm, Besnik Berisha, teksa projekti është ripërpunim i këngës “Levadi” nga Adam Omar.





















