Të mërkurën policia në Pejë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se kishte pranuar para nga disa qytetarë për rregullimin e vizave të punës në një shtet të EU-së.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 3180 € dhe dokumente të ndryshme.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”- njofton policia.