Dimitry Payet mund të transferohet në Serie A.
Mesfushori i West Hamit dhe Francës, Dimitry Payet mund të nënshkruajë me një klub të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollisti i cili ka shkëlqyer në “Euro 2016”, ka zgjuar interesim nga Inter, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”, përcjell “Lajmi.net”.
“Nerazzurrët” kanë bërë gati një ofertë me vlerë prej 44.5 milionë euro për transferimin e tij në “Giuseppe Meazza”.
Tags:Payet