Për dy vjet me radhë ajo ishte larg nga Kosova.
Aktorja e njohur Yllka Gashi, dy vjet kishte qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj Ninën, transmeton Gazeta Express.
Ditë më parë aktorja kishte dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat e saj se ajo është kthyer në shtëpi.
E si duket Yllka menjëherë ka filluar të merret me aktivitete.
Por jo me aktrim. Yllka ka treguar për fansat e saj se pikërisht për 1 Qershor në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve do të jetë në Sheshin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se do të jetë aty për tu lexuar fëmijëve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Kjo iniciativë e Yllkës është pritur mirë edhe nga fansat e saj.
“T’lumte “,
“Mirsevjen se na ka marr malli per ty”,
“Zemra jeme”, ishin këto komentet që i kishin lënë aktores./Gazeta Express/