Që të dy janë shumë të njohur e të dashur nga publiku.
Bëhet fjalë për dy këngëtarët Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermali, transmeton Gazeta Express.
Një ditë më parë Sabriu publikoi projektin e tij të fundit ‘Albanese’, një këngë shumë ritmike.
E pas publikimit të këngës, djali i tij Ermali ka disa fjalë për babin e tij.
Ai në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi nga klipi i këngës më të re të Sabirut.
Ermali kishte thënë se babai i tij është motivim për të gjithë.
“Asnjehere nuk u lodhe , je motivim per te gjithë”, kishte shkruar Ermali.
Ndryshe Sabriu para një muaji i ka rikthyer të gjitha këngët e tij në kanalin Youtube, pasi që në tetor të vitit të kaluar u patën bllokuar. /GazetaExpress/