ShowBiz

Pasi ngriu vezoret, Bleona shtrihet në spital (Video)

Këngëtarja Bleona Qereti prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ndërtuar karrierën e saj atje.

Ajo është shumë e përkushtuar në rrugën e saj drejt suksesit, ndërsa kjo ka ndikuar që ajo të ndërmarrë një vendim mjaft të rëndësishëm për jetën e saj.

Sot (e premte) përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, Bleona ndau me fansat momentin kur ajo ngriu vezoret e saj.

Kjo është një procedurë e cila po praktikohet nga shumë femra karrieriste në botë, ndërsa një gjë të tillë vendosi ta bëjë edhe këngëtarja shqiptare.

Kjo metodë bën të mundur që femrat të mos ngelen shtatzënë deri në një periudhë të caktuar.

Pasi ka përfunduar këtë procedurë në kushtet e shtëpisë, Bleona më pas është shtruar në spital për të marrë trajtimin e mëtutjeshëm.

“Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmi, dhe ora biologjike bën “ tik tak” cdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur- jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë…”, ka shkruar Bleona në videon e publikuar nga spitali.

Këngëtarja shprehet se ndjehet e lumtur që falë mjekësisë asaj i është dhënë një mundësi e tillë, e cila është vërtet e rrallë. /Telegrafi/

As an independent woman, I’m really proud of the fact that I’ve made my career a priority in my life and even more grateful for technologies that have given women the power to do this. I encourage all ambitious women to freeze their eggs until they find the perfect partner to spend their life with! To all of the beautiful girls out there: You now have the freedom to decide your priorities and make decisions on when to have babies independent of your biological clock! Thank you @guyringler #californiafertilitypartners #eggfreezing #femaleempowerment. Per te gjitha vajzat qe akoma nuk kane gjetur partnerin ideal per te bere nje femi, dhe ora biologjike ben “ tik tak” cdo dite ne mendjen e tyre, kjo eshte procedura e duhur- jo nxitimi te gjejne nje partner patjeter qofte dhe nese nuk eshte babai I duhur per femijen e tyre, thjesht vetem per te bere nje femije…. #femaleempowerment #emancipimiifemrave #loveyourself #mosunixito full video on my Facebook

A post shared by Bleona (@bleona) on

the authorE B