Sport

Pasi e mposhti për Lukakun, Man Utd ia rrëmben një tjetër lojtar Chelseat (Foto)

Manchester United ka arritur marrëveshje me Tiemoue Bakayoko. Mourinho po tenton ta mposhtë sërish Conten, pasi ia mori nga “duart” Lukakun.
Në Angli e konsideronin si punë të kryer transferimin e Romelu Lukakus në “Stamford Bridge”, por në fund ai u transferua në “Old Trafford” te Manchester United, duke mposhtur kështu Jose Mourinho Antonio Conten.

Trajneri portugez dëshiron tani sërish t’ia rrëmbejë një lojtar rivalit të përjetshëm Chelseat.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko, i cili kërkohet me ngulm edhe nga “Blutë e Londrës”.

The Sun, Daily Star dhe Express.co.uk, raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë arritur marrëveshje për 22 vjeçarin, që do t’iu kushtojë 35 milionë funte.

Ky do të ishte transferimi i tretë për Manchester United këtë verë, pas Victor Lindelof dhe Romelu Lukakus. /Gazeta Express/