Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 08:30 është ndaluar një person në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që dyshohet se dokumentet e udhëtimit i kishte të falsifikuara.
“Raportohet se është ndaluar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti, në shkuarje, ka prezantuar pasaportën Franceze që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.