Khloe Kardashian ka frikë se ajo mund të ketë gjasa të mos mbeste shtatzënë, pas një vizite që kishte te mjeku i fertilitetit.
Ylli Kardashian e cila është në lidhje me yllin e basketbollit, Tristan Thompson- kishte një kontroll me ultratinguj- ku mjeku i zbuloi asaj se ajo ka ma pak folekula në vezore, sesa gratë e tjera të moshës së saj, transmeton Indeksonline.
Në një klip i ndarë nga realit-shoë i familjes së saj, doktori dëgjohet dukë thënë: “Ajo që ne duam të zbulojmë është nëse nuk ka asnjë pengesë për një shtatzëni të shëndetshme… Këto janë folekula që mbajnë vezët, kështu që t’i ke më pak të tilla se sa është e parashikueshme për gratë normale në moshën 32 vjeçare”.
E alarmuar ajo reagoj: “Mbylle gojën! Kjo vizitë nuk është aspak si e kam pritur. Çka nëse nuk mund të mbesë shtatzënë?”.
Ajo më tej e alarmuar shtoi: “Po unë do të pranojë propozimin e tij… unë kurrë nuk kam qenë kaq e dashuruara… Unë dua të kem familje. Ne tashmë kemi bërë plane rreth kësaj”./Indeksonline/