Një ditë më parë ka ndërruar jetë Adelajda Xhamani, një personazh mediatik shumë i dashur për publikun shqiptar.
Gazetarja e njohur nga Kavaja ndërroi jetë dje në mëngjes si pasojë e një ataku kardiak, transmeton Gazeta Express.
Pas vdekjes së Adelës, shumë njerëz e fytyra të njohura publike janë shprehur të mërzitur.
Një nga to është edhe këngëtarja kosovare, Fjolla Morina.
Fjolla në llogarinë e saj në instastory ka publikuar një fotografi të Adelës duke uruar që shpirti i saj të pushojë në paqe.
“Uroj qe shpirti jot i bukur te pushoj ne paqe #Adela E ke vendin ne parajse”, kishte shkruar Fjolla.
Kujtojmë se Adela ishte pjesë e “Big Brother Albania”. Ajo jetonte e vetme në Tiranë në zonën e Freskut.
Ndryshe, më 15 nëntor ajo priste të fillonte emisionin e saj “Shtëpia e Adelës”, në FaxNews./Gazeta Express/