Interi është në kërkim të trajnerit të ri, pas shkarkimit të Frank De Boer.
“Corriere dello Sport” ka zbuluar shefin e ri të shtabit teknik, të skuadrës zikaltër.
Sipas gazetës italiane, klubi do të zyrtarizojë si trajner të skuadrës shumë shpejtë ish-teknikun e Lazios, Stefano Pioli, përcjellë “Lajmi.net”.
Marrëveshja thuhet se është arritur, andaj gjatë orëve në vazhdim pritet vetëm konfirmimi nga drejtuesit zikaltër.
Tags:Interi