Rajon & Botë

Pas SHBA-së edhe Britania i ndalon laptopët dhe mjetet tjera elektronike në aeroplan

Britani e Madhe shumë shpejt do të marrë vendim për t’i ndaluar laptopët dhe mjetet tjera elektronike në aeroplanë të caktuar udhëtarësh, pas një vendimi të ngjashme të marrë nga SHBA-ja një ditë më parë.

Mësohet se vendimi i Britanisë mund të dallojë nga ai i SHBA-së, i cili prek laptopët dhe tabletat, transmeton Express.

Fluturimet nga 10 aeroporte në tetë vende me shumicë myslimane janë subjekt i vendimit të SHBA-së.

Sipas zyrtarët amerikanë, bombat mund të fshihen në një seri mjeteve elektronike.

Sipas BBC-së, vendimi i Britanisë është qartazi pjesë e veprimeve të bashkërenduara me SHBA-në.

Tentim rrëzimi i një aeroplani në Somali vitin që shkoi u provua përmes një laptopi dhe duket se për këtë arsyeje janë marrë masa parandaluese nga këto dy vende për t’i ndalë incidente të ngjashme.

the authorE B