Pas propozimit të Enver Hoxhajt që vazhdimi i seancës kontituive të mbahet më 24 gusht, ka reaguar kryesuesi i takimit, Adem Mikullovci duke thënë se seancën po e shtyeni edhe për një javë.
“Ju në takimin e kaluar keni deklaruar se seancën do ta caktoni me 17 apo 18 gusht. Tash po na dilni me propozim që ta shtyeni edhe një javë. Le të flasin grupet parlamentaare”- ka thënë Mikullovci, raporton Express.