Pas një mbrëmje spektakolare futbolli në Prishtinë, sonte është koha të zhvendosemi në Shkodër.
Në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Kombëtarja Shqiptare do të kërkojë një fillim të mbarë të ciklit eliminator për Euro 2020.
Mysafire e Shqipërisë në Shkodër do të jetë Kombëtarja e Turqisë, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së parë në grupin H.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë fillon nga ora 20:45.
Në këtë ndeshje, Panucci është detyruar të bëjë disa ndryshime shkaku i lëndimeve të lojtarëve.
Në anën tjetër, Emir Lenjani ka refuzuar t’i bashkohet grupit, shkaku i raporteve me trajnerin italian.
Shqipëria në eliminatore është pjesë e grupit H, së bashku me Francën, Turqinë, Moldavinë, Islandën dhe Andorrën./Lajmi.net/





















