Një nga beqarët më të lakmuar të metropolit është kapur i mirë shoqëruar.
Fatmir Hysebelliu, një nga të rinjtë më të pasur të kryeqytetit ka publikuar një foto ku duket krah dy femrave bionde mjaft tërheqëse. Duket se biondet janë dobësia e tij.
Para pak kohësh Oni u përfol për një lidhje me sex symbolin Pamela Anderson. Ai e mohoi që mes tyre të kishte diçka më shumë se një miqësi e rastësishme që filloi nga një takim në fondacionin e Anderson.
Pasaniku shqiptar nuk është përfolur për një lidhje të qëndrueshme dashurie, pas asaj më vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj. /Gazeta Express/