Ndoshta të gjithëve ju kujtohet kënga e famshme ‘Ajo’.
Këtë këngë të bukur, e këndoi këngëtarja e njohur Vjollca Robelli.
Këngëtarja e njohur pas një kohe të gjatë, ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka vendosur përsëri t‘i rikthehet muzikës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi që ka bërë në profilin e saj në Facebook.
Ky është postimi i saj :
‘Shoqni e dashur,
Kam nje lajm per ju Po shpresoj qe ende e mbani mend kangen time “Ajo”. E di qe ka kalu kohe e gjate, por shume shpesh me keni pyt se a do t’i kthehem prap muzikes.Ma ne fund pasi qe kom perfundu studimet ne Londer dhe jam ba nane e tre femijeve edhe mas shume angazhimeve te ndryshme sikurse edhe secili prej jush, po i kthehem asaj qe e dua shume, pra Muzikes.
Jam duke punu bashke me dy muziciente shume te mire ketu ne Londer dhe jemi duke i perfundu dy kanget e para te projektit tim, per te cilat do te ju njoftoj me shume se shpejti…Tani per tani ju lus qe te klikoni ne linkun e meposhtem dhe te abonoheni ne kanalin tim zyrtar ne Youtube, te cilin e kam hap keto dite dhe kam ngarku ne te kengen “Ajo”. Ne kete kanal do te postoj shume shpejt edhe kenget tjera .
Ju falenderoj shume per perkrahjen dhe shpresoj te ju sjell muziken qe ju e adhuroni.
Se shpejti do te kthehem me te rejat e fundit…’, kishte shkruar ajo./Gazeta Express/