Sport

Pas Majlindës, Nora është në kërkim të medaljes së artë (Foto)

Pas Majlinda Kelmendit që u stolis me medalje të artë, është koha që Nora Gjakova të lë gjurmë në ‘Rio 2016’

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, do të ndeshet sot në ora 15:07 ndaj Amaris Yadynis. Në të kaluarën Gjakova ka fituar ndaj kolumbianes dhe kështu është favorite edhe në këtë përballje.

Pastaj në rast të fitores do të ndeshjet me rumunen Corina Caprioriu, të cilën e ka mposhtur në Lojërat Evropiane në çerekfinale në Baku.

Sipas Kukës, nëse Nora kalon rrethin e parë, është dukshëm favorite për të shkuar deri në fund për të marrë medalje olimpike.

Por, ajo që po i shqetëson të gjithë, është lëndimi që pësoi në stërvitje. Nora ka probleme me miniskusin, problem ky që mund të mos e lejojë të bëjë paraqitje të mira.

Megjithatë, shpresojmë që kjo mos të ndikojë në përballjet e saj dhe Nora të jetë një tjetër sportiste që i sjell medalje Kosovës.