Aktuale

Pas lajmit se VV i ka borxh 400 mijë euro Grupit të Deputetëve të Pavarur, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi përmes llogarisë së tij në Facebook ka reaguar ndaj lajmit se GDP i kushton Vetëvendosjes 400 mijë euro, raporton Gazeta Blic.

Rrustemi ka thënë se GDP nuk do t’i kushtojë Lëvizjes asnjë cent financiarisht e as për hiçgjë.Sipas tij ky grup i ri parlamentar mund t’i kushtojë vetëm Veselit, Thaçit dhe Devolli Group.

Postimi i plotë i Rrustemi:

Në lidhje me këtë lajmin se GDP i kushton Lëvizjes 400 mijë euro, për saktësi GDP nuk do t’i kushtojë Lëvizjes asnjë cent financiarisht e as për hiçgjë!

Ata mund t’i kushtojnë vetëm Veselit, Thaçit dhe Devolli Group.

the authorE B