Portugezi Joao Mario sapo ka zbarkuar në Milano para vizitave mjekësore për të kompletuar kalimin te Interi.
Ndërkohë sot më herët, në Milano mbërriti edhe braziliani 19-vjeçar, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol.
Këto dy blerje do t’u kushtojnë Interit 70 milionë euro, sipas mediave të huaja.
Raportohet se Joao Mario është pajtuar me kushtet që i ka ofruar gjiganti italian Inter dhe pritet të nënshkruajë kontratë me zi-kaltrit, transmeton Express.
Mario do t’i kushtojë Interit plot 45 milionë euro./Gazeta Express/
