Siç të gjithë e dimë tashmë, Lori ka udhëtuar drejt SHBA-së për disa pushime të këndshme ku ka pasur mundësinë të takohet edhe me këngëtaren Era Istrefi me të cilën ka ndarë një kohë mjaft të mirë si dhe me Anxhelina Hadërgjonaj.
Vajzat janë kënaqur në shoqërinë e njëra tjetrës duke festuar dhe duke bërë xhiro me makinë në Los Angeles.
Ndërkohë që pjesë u bë edhe Rita Ora. Ok, nuk është se Lori takoi Ritën thjesht vajzat kanë qenë në një mendje ditën e djeshme.
Teksa janë bërë gati të dalin në mbrëmje, vajzat kanë zgjedhur të njëjtën këmishë me viza të bardha dhe të zeza, që është një nga kombinimet që i përket modës së para dy viteve por qëndron bukur edhe tani.