Pas Diego Costas, edhe Loic Remy pritet të largohet nga Chelsea
Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit francez, Loic Remy, me të cilin ka kontratë edhe për një sezon.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, kampioni i Premierligës është i gatshëm ta shes Remyn, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Crystal Palace.
Skuadra franceze Marseille ka shfaqur interesim që ta transferoj Remyn, por vështirë se do të mund që t’ia paguaj pagën.
Francezi në Chelsea paguhet 80 mijë funte në javë (90 mijë euro) ose 4.5 milion euro në sezon. /Express/