Pas Diego Costas, edhe Michy Batshuayi pritet të largohet nga Chelsea
Diego Costa është afër kalimit nga Chelsea në Atletico Madrid. Por, nga kampioni i Anglisë pritet të largohet edhe një sulmues gjatë orëve në vazhdim.
Fjala është për sulmuesin bleg, Michy Batshuayi. Sipas FootMercato, ish sulmuesi i Marseilles mund të transferohet në Everton.
Thuhet se Toffees po e kërkojnë Batshuayi në formë huazimi deri në fund të sezonit, përcjell Express.