ShowBiz

Pas afër dy vite hetime, zbulohet se këngëtarja e njohur serbe u vra nga burri

Prokurorisë iu deshën plot 18 muaj që ta zbulojë se vrasësi i këngëtares së njohur serbe Jelena Krsmanovic ndodhej në shtëpinë e saj.

Zoran Marjanoviç burri i tashmë këngëtares së ndjerë i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Zorani arriti ta fsheh krimin plot kaq kohë, derisa hetuesit e zbuluan këtë detaj shokues.

Deri në ato momente Zorani sipas mediave serbe ishte i qetë dhe nuk vërehej asgjë.

Qëndronte me fëmijën e tij, deri në momentin e arrestimit.

Tashmë fëmija ndodhen në duart e Qendrës për punë sociale.

Jelena Krsmanovic ishte zhdukur në prill të vitit 2016. Ishte pikërisht bashkëshorti i cili ka lajmëruar policinë e cila pas 20 orësh kërkim e ka gjetur trupin e saj në një kanal.

the authorE B