Sport

Partizani pëson humbje nga Salzburgu në Ligën e Kampionëve (Video)

Partizani është mposhtur në Elbasan Arena nga Red Bull Salsburg me rezultat 0:1.

Skuadra shqiptare, Partizani është mposhtur në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve nga Red Bull Salsburg me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mysafire e ka shënuar sulmuesi spanjoll, Jonathan Soriano nga pika e bardhë në minutën e 72’të.

Partizan ende ka mundësi të kalojë në xhiron tjetër, kur pas një jave luan në Austri kundër Salsburgut.

https://youtu.be/JB_aIjGyCqw