Partizani është mposhtur me rezultat të thellë 4:0 nga Krasnodar
Skuadra e Partizanit ka pësuar humbje të thellë prej 4:0 nga Krasnodar, në ndeshjen e parë të play-offit të Europa Leagues.
Joazinho ka shënuar golin e parë në minutën e 18’të, Smolov në minutën e 27, ndërsa golin e tretë e shënoi Artur Jedrzejczyk në minutën e fundit të pjesës së parë.
Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje e realizoi Krasniqi (autogol).
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Shqipëri, por pas kësaj humbjeje, Partizani është shumë pranë eliminimit.
https://www.youtube.com/watch?v=qC99yEED8l4