Gjashtë ushtarë francezë janë lënduar sot në mëngjes, pasi janë përplasur nga një makinë në rrethinat e Parisit, transmeton AFP.
Katër ushtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy janë lënduar më rëndë.
Incidenti është shënuar në komunën Levallois-Perret në veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit.
Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.