Aktuale

Paralajmërohet skenar për humbjen e pjesëtarëve ROSU

Analisti Haki Abazi ka paralajmëruar rrezik nga aksionet e ROSU-së, që iniciohen nga presidenti Hashim Thaci.

Abazi ka thënë se Thaçi e Edita Tahiri u kanë mundësuar hyrjen e trupave të armatosur serb në Kosovë, dhe se për këtë nuk mund të sakrifikohen pjesëtarët e ROSU-së.
Sipas tij rreziku për “sakrifikimin” e tyre është i madh kur dihet se aksionet janë me marrëveshje.

Ka thënë se është një skenar të cilin nuk do donte ta shihte.

“Nuk do të doja asnjëherë të merremi me një skenarë të tillë por nuk dua të jemi naiv dhe të sakrifikojmë edhe ndonjë jetë të pjesëtareve rosu përderisa ka marrëveshje, si duket.” ka shkruar Abazi.

Tutje ai ka thënë se festat gjithmonë janë përdorur për provokim të qytetarëve ndërsa tani po përdorën për provokim të shtetësisë.
“Fusnota e Thaçit dhe Edita Tahirit po duket e mjaftueshme për të “lejuar” Vucicin që të sjellë trupa të armatosur në territorin e Kosovës dhe për institucionet ndërkombëtare neutrale ndaj statusit mjafton me kthy kokën anash. Nuk do të doja asnjëherë të merremi me një skenarë të tillë por nuk dua të jemi naiv dhe të sakrifikojmë edhe ndonjë jetë të pjesëtareve rosu përderisa ka marrëveshje, si duket.
Spektaklet nuk kanë të ndalur ndërsa e humbur po del vetëm Kosova dhe populli i sajë. Festat gjithmonë i kanë përdorë për provokim të qytetareve tani edhe të shtetësisë.” ka shkruar Abazi në rrjetin social facebook./GazetaBlic/

the authorE B