Aktuale

Paralajmërohet protestë për rritjen e taksës në Rrugën e Kombit

Dy qytetarët nga Kosova, Dardan Krasniqi e Qendrim Kryeziu përmes një eventi të organizuar në rrjetin social Facebook, kanë paralajmëruar se do të ketë protestë kundër taksës në Rrugën e Kombit, raporton Gazeta Blic. 

Si shenjë revolte kundër kësaj rritje të taksës më datën 31.03.2018 në 11:30 do të fillojë protesta.

Njoftimi i plotë: 

Qytetarët nga veriu i Shqipërisë (Kosovës) me datë 31.03.2018 në ora 11:30 i bashkangjitën Protestës së banorëve nga Kuksi, për ta shprehur revoltën dhe kundërshtimin ndaj Taksës në Rrugën e Kombit. Nisja bëhët nga hyrja e autostradës në fshatin Arrllat në ora 09:30.

Ftohen të gjithë qytetarët që kanë mundesi ti bashkangjitën Marshit Protestues Paqësor.

Për informata shtesë kontaktoni përmes rrjetit social.

the authorE B