Facebook po ballafaqohet me polemika të reja, këtë javë – pasi u zbulua se aplikacioni i saj ‘Messenger Kids’ i ekspozoi fëmijët tek të rriturit e paverifikuar.
I tërë qëllimi i aplikacionit, i cili u lansua në vitin 2017 si një alternativë e sigurt për Facebook Messenger, ishte që prindërit të kontrollonin me kë bisedonin fëmijët e tyre, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, një defekt në dizajn ka lejuar të rriturit e paverifikuar që t’iu qasen të miturve në funksionin e grupit të bisedave të aplikacionit.
Që nga lajmet për këtë çalim sigurie, Facebook ka mbyllur një numër bisedash grupore dhe ka njoftuar prindërit për shkelje të mundshme të sigurisë.
Aplikacioni është projektuar për fëmijët e moshës ndërmjet 6 dhe 12 vjeç, pasi ata konsiderohen shumë të rinj për të pasur një profil të rregullt në Facebook. /Lajmi.net/