Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se janë gati që të vazhdohet seanca ku pritet të votohet marrëveshja për demarkacion, njofton Gazeta Blic.
“Jemi gati që të vazhdohet seanca, nuk e di si do të shkon pjesa që ka mbet, presim që deputetët të përmbushin obligimin e tyre”, tha ai.
Haradinaj ka komentuar edhe hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ai ka ironizuar duke thënë se era e gazit është e njëjtë si në kohën kur edhe ai kishte hedhur.
Kryeministri tha se tash do të shihet se a janë numrat.Seanca për demarkacion ka filluar në ora 11:30. Por deputetët e VV-së kanë penguar votimin e demarkacionit kështu duke hedhur gaz lotsjellës./GazetaBlic./