Sfida kryesore e javës së dytë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, nuk nxori asnjë fitues mes Partizanit dhe Kukësit.
90 minutëshi në stadiumin “Selman Stërmasi” u mbyll me rrjeta të paprekura, një barazim 0-0 që nuk kënaq asnjë prej ekipeve pretendente për titullin.
“Demat e kuq” morën pikën e parë këtë sezon, por ishin larg pritshmërive si në lojë dhe rezultat, duke u distancuar që tani nga kreu. Ndërkohë, Kukësi humbi shansin për të qenë me pikë të plota.