Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada pas humbjes së thellë kundër Kroacisë ka thënë se e kanë ditur kualitetin e kroatëve, por sipas tij ky nuk është fundi i botës, pasi edhe kombëtaret e mëdha kanë humbur me këto rezultate.
“Na e kemi ditë se Kroacia ka një kualitet të madh, por kjo nuk është fundi i botës, kanë humbur edhe kombëtare të mëdha me këto rezultate. Ne kemi pasur rastet por nuk i shfrytëzuam, bëmë disa gabime të lehta që na kushtuan”, është shprehur Paqarada.
“Edhe tre ditë është ndeshja ndaj Ukrainës dhe duhet të përgatitemi. Ne jemi ekip i ri dhe na duhet kohë. Grupi është shumë i vështirë. Nuk duhet të shikojmë ekipet e tjera, por duhet të punojmë që të ngritemi. Jam shumë i bindur se do të mund të befasojmë”, ka thënë ai.