Ekonomi

Papunësia në Kosovë është rritur për 2,9 për qind

Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të publikuara së fundi nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti papunësia është rritur për 2,9 për qind krahasuar me shkallën e papunësisë, që është regjistruar nga kjo agjenci në vitin e kaluar.
Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti është 30,2 për qind. Për tremujorin e dytë të këtij viti papunësia ka qenë në një shkallë prej 30,6 përqindësh, ndërkohë që në tremujorin e parë 30,5 për qind.

Mesatarja për këta nëntë muaj është 30,4 për qind ose 2,9 për qind më e lartë sesa në vitin 2016, kur shkalla e papunësisë ka qenë 27,5 për qind.
Papunësia më e theksuar në tremujorin e tretë të këtij viti është te femrat me 38 për qind, krahasuar me meshkujt ku kjo shifër shënon vlerën 27,8 për qind. Ndërkohë që shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24-vjeçare me 53,3 për qind.

the authorE B