Panucci nuk beson se Spanja do të vërejë mungesat e Moratas, Iniestas e Carvajalit kundër Shqipërisë.
Dani Carvajal, Andres Iniesta e Alvaro Morata do të mungojnë kundër Shqipërisë të premten në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.
Por, trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, thotë se për Spanjën këto nuk janë mungesa të mëdha pasi kanë një skuadër të madhe e të fuqishme për të evituar çdo lloj problemi.
“Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne” deklaroi Panucci. /Gazeta Express/





















