Rajon & Botë

Panik në një autobus në Londër, kërcënohen me thikë pasagjerët (VIDEO)

Qytetarët që po udhëtonin me një autobus në veri-perëndim të Londrës kanë përjetuar momente paniku. Një agresor ka hipur në autobus dhe me një thikë ka tentuar që të sulmojë pasagjerët.

Por agresori u neutralizuar nga një pasagjer me kombësi afrikane i cili ka luftuar më të dhe i ka marrë thikën nga dora.

Me thirrjet “Jam afrikan dhe kurrë nuk do ta marrësh jetën time”, afrikani e mposhti agresorin. Pasi pa se kishte humbur betejën, autori doli me shpejtësi nga autobusi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

the authorE B