Në Paris është evakuuar kulla e Eiffelit pasi u raportua për një person të armatosur.
Besohet se ka turistë të ngujuar brenda kullës, ndërsa jashtë vendi është i rrethuar nga policët, raportojnë mediet ndërkombëtare.
Deri më tani besohet se është një i arrestuar lidhur me këtë incident.
“Kemi ngecur në njërin nga ashensorët e kullës. Thjesht jemi të bllokuar, kurse policia po thotë se u duhen edhe 30 minuta”, ka shkruar një qytetare e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarje.