Aktuale

PAN-i nuk merr pjesë seancë, shkak “kërcënimi” i Rugovës

Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 15:00 pasi që siq tha deputeti i PAN-it Milaim Zeka, të “kërcënimit” të deputetes Teuta Rugova nga një deputet i LDK-së.

Zeka tha se deputeti i LDK-së ka postuar në Facebook një status pranë përmendores së Ibrahim Rugovës me të cilin kërcënon Teuta Rugovën, të bijën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli pas seancës së paradites ka postuar një fotografi ku shihet pranë përmendores së Rugovës e i cili ka shkruar” Një dorë e ngritur na bëri sot të skuqemi”.

Deputetja Rugova ka votuar për propozimin e PAN-it për shtyrje të seancës./KosovaPress/

the authorE B