Veriu i Kosovës sot duket i qetë, por kanë mnetur gjurmë nga rrëmuja e djeshme pasi Policia e Kosovës arrestoi dje zyrtarin e lartë serb, Marko Gjuriqin. Nuk mungon shqetësimi i banorëve shqiptarë në atë pjesë sepse nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt.
Televizioni T7 po qëndron sot në Veri për të para nga afër gjendjen e asaj pjese pasi u arrestua drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Marko Gjuriq.
Në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore, jetojnë shqiptarë e boshnjakë. Dje të gjithë kanë qenë të alarmuar pas aksionit policor e nuk e dinin çfarë do të ndodhte.
Për T7 kanë thënë se ata po ruanin pragun e shtëpisë së tyre, ndërsa ankohën se nuk kanë siguri të mjaftueshme.
Më pooshtë gjeni pamjet nga pjesë të ndryshme të Mitrovicës./Express/