Sport

Pamje nga përleshja e tifozëve të Shqipërisë dhe Francës (Video)

Autoritetet lokale në Lyon kanë konfirmuar se dy njerëz, njëri francez dhe tjetri belg, janë therur me thikë mbrëmë në fan zonën e qytetit të Euro 2016

Goal.com raporton se policia kishte intervenuar kundër një konfrontimi ndërmjet vendorëve që po këndonin himnin kombëtar dhe tifozëve të Shqipërisë, e cila humbi 2-0 ndaj Francës në Marsejë, transmeton Gazeta Express.

Një francez dhe një belg janë trajtuar pas lëndimeve që i kanë marrë në ije dhe shpinë.

Nuk është gjetur ndonjë armë në fan zonën e ruajtur mirë nga policia. Askush nuk është arrestuar për këtë rast./Gazeta Express/