Pak ditë më parë Kushtrimi djali i këngëtares së njohur Shyhrete Behluli dhe reja e saj Learta u bënë prindër për herë të parë.
Kushtrimi e Learta përjetuan ndjenjën më të bukur duke u bërë prindër të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Matin, transmeton Gazeta Express.
Si shumë yje të njohura të estradës të cilët kanë organizuar një festë mirëseardhje për fëmijët e tyre, një të tillë ka bërë edhe familja e këngëtares së njohur.
Gjithçka duket e rregulluar aq bukur, balona, shishe të pijeve me emrin “Matin” dhe një tortë me ngjyrë të kaltër kishin bërë gati për Matinin e vogël.
Këto detaje nga kjo festë luksoze i kanë publikuar në Instastory pak më parë Kushtrimi dhe Engjëllusha.