Ajo është njëra ndër këngëtarët më të famshme.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa, e cila një ditë më parë ka festuar 22-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, ajo kishte marrë urime e dhurata të shumta, shkruan Gazeta Express.
Në ndërkohë gjatë ditës së djeshme prindërit dhe miqtë e saj, ishin kujdesur që t’ia bëjnë këtë ditë sa më të veçantë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes llogarisë së saj në ‘Instagram’, ku e ka mbushur profilin e saj me foto dhe video nga festa luksoze e ditëlindjes.
Për më shumë shikoni disa fotografi nga festa. /GazetaExpress/.