Sport

Palermo para shuarjes, shitja i vetmi shpëtim

Skuadra italiane e futbollit Palermo ndodhet para shuarjes, pasi një prokuror nisi hetimet preliminare kundër ish-skuadrës së Serie A për grumbullim të borxheve financiare, transmeton KosovaPress.

Klubi ka borxh mbi 120 milionë euro dhe nëse urgjentisht nuk gjen formulën e shpëtimit, pason bankroti dhe zhvendosja në rangun më të ulët të garave.

Palermo këtë sezon ra nga Serie A, ndërsa skuadra është braktisur nga presidenti Maurizio Zamparini dhe drejtori sportiv Nicola Salerno. Klubi është marrë nga Paul Baccaglini, por problemet kanë mbetur.

Mediat italiane shkruajnë se shpëtimi i vetëm mbetet te shitja dhe thuhet se ka disa investues potencialë.

Palermo në historinë e vet asnjëherë nuk ka qenë kampion i Italisë dhe tri herë ka pësuar humbje në finalen e Kupës së Italisë.