Një lajm i hidhur ka tronditur shtetin turk gjatë ditës së djeshme.
Mina Başaran, vajza e biznesmenit të njohur turk Huseyin Başaran, ka humbur jetën tragjikisht bashkë me 7 mikesha të saj, shkruan lajmi.net.
Mina kishte udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara bashkë me shoqe për të festuar “natën e beqarisë”, pasi planifikonte të martohej muajin e ardhshë, ndërsa ngjarja tragjike ndodhi duke u kthyer për në Stamboll.
Vajzat po ktheheshin me avion privat, i cili u rrëzua në Iran, kurse shkaqet se si erdhi deri tek kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura.
“New York Times” shkruarn se trupat e udhëtarëve dhe ekuipazhit nuk janë identifikuar ende, këtë gjë e ka thënë një zëdhënës i shërbimeve emergjente të Iranit, Shahin Fathi. Për të identifikuar të vdekurit, do të bëhen testet e ADN-së.
Mina bashkë me shoqet e saj kishte qenë e pranishme në koncertin e Rita Orës që u mbajt në Dubai, madje kishte publikuar edhe video të saj në rrjete sociale.