Deputeti Lajqi ka thënë se do të votojnë kundër demarkacionit, por se paraprakisht duhet të ketë debat parlamentar, i cili nëse nuk ndodhë do të çojë tek pengimi i vazhdimit të seancës
Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim në raport me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi – rrjedhimisht do të votojnë kundër.
Për Klan Kosovën ai ka deklaruar se fillimisht presin debat të mirëfilltë parlamentar për këtë çështje, i cili nëse nuk ndodhë, do të kundërshtohet dhe pengohet vazhdimi i seancës parlamentare, pas specifikuar mjetet që do përdoren.
Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu kanë thënë se presin që marrëveshja të votohet sot dhe kjo sagë të mbarojë përfundimisht.






















