Everton është i pakënaqur me ofertën për përfshirjen e shkëmbimit te Wayne Rooney-t te Manchester Unitedit me Romelu Lukaku.
Mediet angleze shkruajnë se krerët e Evertonit janë skeptik për shkëmbimin e Ronneyt me Lukakun, pasi që paga e madhe e sulmuesit te “Djajve të Kuq” mund të mërzisë krerët e Evertonit, transmeton KosovaPress.
Rooney aktualisht është përfituesi më i madh në Premier Ligë, i cili merr rreth 250,000 funte në javë në “Old Trafford”, pagë kjo e lartë në krahasim me Lukakun, i cili përfiton 140 mijë euro në javë. /KosovaPress/