ShowBiz

Padit gazetën për shpifje

Aktori Geoffrey Rush ka ngritur padi kundër gazetës australiane për shkak të akuzave për sjellje jo të mirë.

Ai ka thënë se Sydney’s Daily Telegraph ka shkaktuar dëme të pariparueshme të reputacionit për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme.

Ai ka hedhur kategorikisht akuzat. Rush, 66, ka ngritur sot padi në Gjykatën federale të Australisë, transmeton KosovaPress.

Më 30 nëntor, Daily Telegraph publikoi raportin sipas të cilit Rush është akuzuar për sjellje të pahijshme në vitin 2015, duke mos dhënë detaje.

Rush është njëri ndër fytyrat më të njohura australiane në botën e filmit, duke luajtur në filmat Shine, Elizabeth dhe The King’s Speech.

the authorE B