Kryesues i delegacionit teknik për bisedime për fushën e sigurimeve dhe Karton te Gjelbër të Qeveria e Republikës se Kosovës, Rrahim Pacolli, ka thënë se si pasojë e mos pajisjes së Kosovës me kartonin e Gjelbër, bashkatdhetarët edhe këtë vit, janë të obliguar të paguajnë policën e sigurimit në kufij.
Ai u ka bërë thirrje Qeverisë së re, që posa të formohet t’i marrë për obligim pagesat e sigurimeve për bashkatdhetarët.
“Unë mendoj që këtë vit janë më të kënaqur bashkatdhetarët, për arsye se në kufi kemi vendosur më shumë pika ku nuk kanë nevojë me prit shumë kur të vijnë ata, për t’u pajisur me policë të sigurimit për territorin e Kosovës. Janë duke pritur më pak edhe ne një vit më herët kemi bërë një zbritje 50 % edhe janë të kënaqur me tarifat, nuk ka ankesa këtë vit. Vetëm shqetësimi i Byrosë Nacionale të Kosovës është që nuk kemi ende mundësi me i pajis me karton të gjelbër edhe Kosovën, për arsye se pa na njohur Kombet e Bashkuara dhe 120 shtet është pak e vështirë me u bërë kjo gjë, për arsye se nuk po pajtohen gjitha shtete, siç është Spanja, Rusia e shumë shtete që nuk na kanë njohur”, tha Pacolli.
Sipas Pacollit, zgjidhja më e mirë për bashkatdhetarët do të ishte që Qeveria e ardhshme të merr përsipër pagesën e sigurimeve për bashkatdhetarë.
“Sigurimet ndoshta, Qeveria me i llogaritë sigurimet që hynë brenda 2 muaj vërtet arrijnë diku rreth 6-7 milion afërsisht. Ndoshta ka qenë mirë me i pagua Qeveria. Unë kisha me thënë se ma mirë do të ishte me i pagur Qeveria, për arsye se bashkatdhetarët bien shuma të mëdha të lekëve në Kosovës. Buxheti i Kosovës pajiset me të holla ndoshta gjysmë miliard euro . Kështu mirë ka qenë me pagua Qeveria, sigurimin e kamë fjalën. Kurse te dëmet që i bëjnë ata i paguan Byroja“, tha Pacolli.
Pacolli është ndalur edhe te aksidentet në komunikacion, ku ka thënë se ky është viti kur edhe kompanitë e sigurimeve në Kosovë llogaritet të kenë dëme.
Ndërsa sa i përket zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për lëvizje të lirë, Pacolli, thotë se nuk është i kënaqur pasi pala serbe vazhdon të mos i njoh tabelat e Kosovës.
Ai tha se ka kërkuar nga Qeveria që të ngrijë këtë marrëveshje, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë është duke funksionuar, është vetëm ai problemi që e kemi. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes e kam propozuar me ngri për shkak se nuk i kanë njohur tabelat me RKS. Edhe duhet t’i vendosin disa letra prova për dy apo tre muaj që tash e kanë bërë për qytetarët që shkojnë atje. Sa i përket kësaj nuk jam i kënaqur. Kjo është pjesë e Qeverisë që këtu duhet të bllokoj. Ndërsa marrëveshja për pagesën e dëmeve është shumë korrekte, edhe nga pala serbe edhe pala e Kosovës”, tha Pacolli.
Sipas tij, këtë vit ka fluks shumë të madh nga diaspora me rreth 5 përqind më shumë se sa vitin e kaluar.