Aktuale

Pacolli për aktorin e ndjerë Blerim Peci: I ri në moshë, i madh në vepra

Zëvendës kryeministri dhe njëherësh ministër për Politika të Jashtme, Behgjet Pacolli ka marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur kosovar, Blerim Peci.

Pacolli ka thënë se Peci ndërroi jetë në moshë shumë të re. Por, sipas tij, i njëjti është i madh në veprat e tij.

Postimi i plotë i Pacollit:

Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqëve të tij!.

the authorE B